leoni

Gastronomët paralajmërojnë protesta

Gastronomët kanë paralajmëruar protesta me aksione simbolike në shenjë reagimi ndaj mosplotësimit të kërkesave të tyre.  Protesta dhe aksione simbolike janë paraparë të zhvillohen para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës duke i dorëzuar simbolikisht çelësat. Gjatë protestës së tyre, gastronimët do t’i paraqesin tetë kërkesat e tyre që janë: Riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në mjete financiare, përkrahje për paga dhe qira edhe për së paku tre muaj, ulje të TVSH-së në 8% përkohësisht, zgjatje të orarit të punës, shtyrje për deklarim të pagesave të tatimeve për së paku edhe tre muaj, mbështetje në shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave, si dhe mbështetje në kompensim të mallit të dëmtuar. Gastronomët pretendojnë se nga masat e reja të ndërmarra nga Qeveria janë duke pësuar rreth 4 mijë biznese të kësaj kategorie dhe rreth 14 mijë të punësuar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Kandidatura e Hajrullah Çekut, dorëzim i Vetëvendosjes në Prishtinë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kandidaturën e Hajrullah Çekut për kryetar të Prishtinës, duke thënë …