Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane e miratojnë rishikimin e buxhetit

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane e miratojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2020

Komisioni për Integrim Evropian, sot, në një mbledhje elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri, ka shqyrtuar Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Pas diskutimeve, komisioni njëzëri përkrahu projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional. Kështu ka njoftuar Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës pa dhënë detaje të tjera shtesë. Kujtojmë se rishikimi i buxhetit dështoi të kalonte në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve për shkak të kuorumit, ndërsa është paraparë të shqyrtohet edhe në Komisionin për Legjislacion.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …