22 VITE NGA BETEJA E LAVDISHME E ZHARRES

Komuna e Junikut e ka kujtua Betejën e lavdishme të Zharres, ku u luftua për jetë a vdekje ndaj një makinerie vrastare shumëfish më të përgatitur në aspektin ushtarak kundër një lëvizje ushtarake me moral të fortë në mbrojtje të popullit të vetë dhe tokës stërgjyshore. Me këtë rast kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka thënë:  Kujtojmë korrikun e vitit 1998, “Betejën e Zharrës” aq e madhe dhe e lavdishme, sa do t’i lartësojë në pavdekësi Heronjtë e Kombit, Avdyl Jasiqin, Shkëlzen Gacaferin dhe Arif Gjocin, të cilët dhanë shembullin e sakrificës dhe atdhedashurisë për tokën dhe emrin e Shqiptarisë. Beteja e Zharres fuqizoj edhe më shumë vlerat dhe ndikimin e Junikut si qendër e ngjarjeve të rëndësishme kombëtare ndër shekuj, ku nxori nga gjiri i vet djemtë më të mirë të tij për ta shënuar një faqe të re të lavdisë në historinë më të re të shqiptarëve në Ballkan. Ndaj ne me shumë respekt dhe plotë admirim i përulemi veprës, heroizmit dhe shembullit të tyre atdhetarë.

LAVDI BETEJËS SË ZHARRES, LAVDI, HERONJEVE, DËSHMORËVE, MARTIRËVE TË JUNIKUT E TË ATDHEUT TË RËNË NËPËR VITE E KOHË!

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …