Blerta Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale

Deliu Kodra: Qeveritë duhet ta trajtojnë dialogun si agjendë kombëtare, ndryshe do të kenë jetëgjatësinë e shkurtër

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka komentuar mospajtimet brenda koalicionit aktual qeverisës në Kosovë. Me anë të një postimi ajo ka thënë se në Kosovë konsiderohet se dy qeveritë e fundit kanë rënë si rrjedhojë e mospajtimeve të partnerëve për dialogun. Sipas saj, përplasjet e fundit po tregojnë se as koalicioni aktual nuk e ka dakorduar këtë çështje. “Qeveritë duhet ta trajtojnë dialogun si agjendë kombëtare ku përfshinë gjithë faktorët politik dhe publik, përndryshe do ta kenë fatin e njëjtë, të shkurtër”, thuhet në postimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen: Normalizimi Kosovë–Serbi i domosdoshëm për njerëzit në terren

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se normalizimi …