Donika Kadaj Bujupi

Donika Kadaj-Bujupi thotë se deputetët e rinjë duhet që ta ruajnë qetësinë sa herë që janë në debate të ashpra

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë në se deputetët e rinjë duhet që të ruajnë qetësinë sa herë që janë në debate të ashpra. Kadaj – Bujupi është zgjedhur deputete për pesë herë me radhë. Ajo ka komentuar përplasjen e fundit mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së. “Po shoh që janë zgjedhur shumë deputetë të rinj. Kam një këshillë për ta. Mos e thoni fjalën e fundit të parën. Kjo është tipar i joni edhe si popull. Duhet të heqim dorë nga kjo. Po ashtu, sa i përket videos që pashë sot. Dua të them që për fat të keq jam mësuar me këso përplasje. Kjo nuk është gjë e mirë”, tha ajo. Deputetja po ashtu tha se arsyeja që nuk e votoi Qeverinë Hoti është sepse ai nuk ka pasur parime në dialogun me Serbinë dhe është futur në dialog pa asnjë kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …