Komuna e Prizrenit

Në Prizren janë mbyllur 12 lokale afariste për shkak të mosrespektimit të masave Anti-Covid

Në Prizren janë mbyllur 12 lokale afarsite për shkak të mosrespektimit të masave Anti-Covid. Policia në Prizren njofton se këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin komunal. “Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse. Gjate zhvillimit të këtij plani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …