Wilson: Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë. Ai ka shtuar më tutje se kjo marrëveshje duhet të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. “Ajo për të cilën ne po flasim është se kufijtë në rajon duhet të jenë më pak të rëndësishëm dhe mendoj se kjo marrëveshje mund ta shpejtojë një gjë të tillë, por duhet që të dyja palët të bien dakord për këtë, dhe ne nuk do të diktojmë diçka të tillë. Këshilli Atlantik po i sheh dhe mbikëqyrë të gjitha këto, por as Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Bashkimi Evropian nuk do të diktojë asgjë” ka deklaruar nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …