Sot u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut dhe u verifikuan deputetët e rinj në zgjedhjet e 15 korrikut

Sot u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut dhe u verifikuan deputetët e rinj në zgjedhjet e 15 korrikut

Sot  u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut, ku u verifikuan deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 15 korrikut. Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk është mbajtur si zakonisht në sallën plenare, por në sallën e madhe të kupolës, ku janë siguruar kushte për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për frenimin e përhapjes së koronavrusit. Për shkak të mungesës së kushteve në këtë sallë, votimi për konstituim nuk u realizua në mënyrë elektronike. Në seancën konstituive ishin të pranishëm 117 deputetë të parlamentit me 120 ulëse. Të gjithë deputetët, para se të hynin në sallë, u detyruan që të dezinfektojnë duart dhe të mbajnë maska, si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: AAK mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3

Në prag në nisjes së seancës së Kuvendit për krijimin e qeverisë, deputeti nga radhët …