Fshati Vitak përkujtoi dëshmorët dhe martirët

Fshati Vitak i komunës së Skenderajt ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës në Kosovë. Përveç një tubimi përkujtimor me këtë rast u bë edhe përurimi i lapidarit të ndërtuar kushtuar të rënëve të fshatit.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura në fjalën e tij të mbajtur në Vitak e vlerësoi lart kontributin e Vitakut në luftën për liri të Kosovës.

Ai u shpreh i kënaqur më ngritjen e lapidarit për të rënët dhe për kontributin që ka dhënë komuna në ndërtimin e tij.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin edhe vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, veteranë të luftës, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të shumtë.

Në fund të kësaj ceremoni përkujtimore u zbulua edhe lapidari kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Vitakut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Deçanit mbajti seancë solemne për nder të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Sot, në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit u shënua me krenari dhe dinjitet …