Hoti

Kryeministri Hoti kërkon që plani i higjienës së shkollave kundër COVID-19 të jetë i qartë dhe i zbatueshëm

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj organizuan sot një takim virtual, në të cilin, përveç tri opsioneve tashmë të publikuara të kësaj ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, u diskutua edhe Plani i higjienës së shkollave kundër COVID-19. Hoti kërkoi që të gjitha kriteret dhe udhëzimet për respektimin e masave mbrojtëse nga infeksioni të jenë të shkurtra, të thjeshta dhe të qarta, në mënyrë që nxënësit, mësimdhënësit, personeli administrativ dhe ndihmës në shkolla ta kenë më të lehtë zbatimin e tyre, thuhet në kumtesën kryeministrore. Po ashtu, kryeministri kërkoi që MASH-i dhe Departamentet Komunale të Arsimit të përcaktohen me kohë se sipas cilit opsion do të organizohet procesi mësimor në secilën komunë, në mënyrë që drejtoritë dhe mësimdhënësit t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e mësimit duke i respektuar të gjitha protokollet e zhvillimit të procesit mësimor, si dhe masat mbrojtëse nga infeksioni COVID 19.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …