Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti: Takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është i gabuar

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shfaqur rezervat e tij për takimin e paralajmëruar më 2 shtator, në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se fillimisht, mungon besueshmëria dhe transparenca. Ideja e ‘shkëmbimit territorial’ është mohuar vazhdimisht, por është dëshmuar se ekziston nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili ka thënë se ideja ka ardhur nga dy presidentët (Thaçi & Vuçiq). Kjo ka dëmtuar besimin në këtë proces. Së dyti, mungojnë njohuritë rreth çështjes. Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i cili as nuk është në konflikt që të ketë nevojë për marrëveshje për paqe, dhe as nuk ka status të pazgjidhur, që kërkon negociata. Dhe së treti, koha dhe dedikimi. Një marrëveshje për normalizim me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve, rrjedhimisht një proces të gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor, është e qartë se rëndësia nuk qëndron te përmbajtja e marrëveshjes, por te nënshkrimi në fund të saj, ka shkruar në mes tjerash, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …