Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë pritet të mbahet në shtator

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë pritet të mbahet në shtator. Është paralajmëruar se gjatë kësaj mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të reja. Gjatë kësaj mbledhje është paraparë të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta paraprake të të dyja qeverive. Duke folur për mbledhjen e ardhshme, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator. “Janë tri marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën. Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit”, ka thënë mes tjerash, Albulena Balaj-Halimaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …