Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi: Dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë me njohje reciproke dhe nuk do të ketë marrëveshje të favorshme

Analisti i mirënjohur,  Milazim Krasniqi është i bindur se dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë me njohje reciproke dhe nuk do të ketë as marrëveshje të favorshme për Kosovën.  Por gjithçka që mund të arrihet nga dialogu është ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse pasi Serbia nuk është e interesuar për anëtarësim në BE. Presioni i Rusisë është i madh mbi Beogradin zyrtar, andaj ata do të mbajnë raporte të mira me Rusinë dhe BE-në. “Serbia nuk mund ta kalojë kapitullin 35. Do të mbërrijë deri në një fazë të integrimit. Do të mbajë raportet me Rusinë dhe Kinën dhe do t’i ruajë raportet e mira me BE-në. Ai tha se pa të drejtë Bashkimi Evropian e trajton Kosovën si “etni” dhe jo si shtet. Në gjithë këtë situatë, Krasniqi thotë se shpresa e Kosovës është tek Uashingtoni. Sipas tij, qeveria në vend nuk duhet të ketë prioritet dialogun, por fuqizimin e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …