Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kush hapë një rrugë, hapë mundësi të reja për njerëzit

Rruga që po ndërtohet në afërsi të Kishës së Deçanit, e njohur botërisht si Manastiri i Deçanit, hap mundësi të reja për të parët e vetë kishës, një mundësi më të madhe për vizitorët e saj dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve që jetojnë e bashkëjetojnë në atë pjesë të Dukagjinit. Njerëzit e urtë e sidomos të parët e fesë, cilado qoftë ajo, duhet të jenë për perspektivën e jetës për njerëzit e jo për ngulfatjen e saj dhe pengimin e zhvillimit të cilitdo vend. Kushdo që bëhet pengesë për rrugën, ai rrënon urat e miqësisë e të bashkëpunimit! Rruga duhet të ndërtohet, se ajo aty ishte denbabaden për të lehtësuar jetën e njerëzve e assesi për të penguar e armiqësuar njerëzit e besimeve apo të kombeve të ndryshme. Madje, pa atë rrugë, që ishte e është më e vjetër se vetë kisha, as kisha nuk do të ishte aty.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …