Ibrahim Gashi

Gashi: Marrëveshja për ekstradim, e rrit kredibilitetin e Kosovës

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, duke komentuar marrëveshjen për ekstradim të nënshkruar dje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se ajo është e arritur e rëndësishme që i kontribuon sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Sipas profesor Gashit, arritja e një marrëveshje të tillë rrit kredibilitetin dhe imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai ka thënë se një raport i tillë i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së duhet të shfrytëzohet nga institucionet e vendit dhe të jetë si udhërrëfyes që edhe më shtetet e tjera të rëndësishme të arrihen marrëveshje të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …