Gjuriq

Gjuriq: Prishtina ka sjellje të papranueshme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se Serbia është duke shqyrtuar mundësinë që t’i kundërpërgjigjet me reciprocitet kamionëve që vijnë nga Kosova. Kjo pasi institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për bllokimin e kamionëve dhe maunave serbe që bartin lëndë të rrezikshme, si nafta e gazi. Gjuriq, me këtë rast, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë, për siç ka thënë ai, sjelljen e papranueshme të Prishtinës. “Prishtina ka tejkaluar të gjitha kufijtë dhe ka hyrë në zonën e kuqe të sjelljes së papranueshme”, ka thënë ai. Sidoqoftë, Gjuriq nuk ka thënë asgjë për faktin që janë pikërisht autoritetet serbe që pengojnë kamionët dhe maunet nga Kosova, me pretekstin se nuk njohin certifikatat e lëshuara nga Prishtina.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …