Brickos

Bilanci i 24 orëve të fundit në Malishevë: 2 të shëruar, 2 raste të reja dhe 2 të vdekur

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës, situata me covid -19 është kjo: 2 persona janë shëruar tërësisht, janë regjistruar edhe 2 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 29 raste. Dy rastet e reja të regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Banjë dhe Marali. Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë prekur 184 persona, ku 140 prej tyre janë shëruar, 29 raste mbesin aktive, ndërsa 15 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …