leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj kërcënon koalicionin aktual se nëse nuk emërohet kryetar i Kosovës do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë, ka paralajmëruar LDK-në se do ta rrëzojë  Avdullah Hotin nga posti i kryeministrit nëse nuk bëhet kryetar i Kosovës.  Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit, edhe ajo është logjika  sipas tij, sepse Këshilli Drejtues i AAK-së i ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenit në tavolinë aty ku merren vendimet. Ai thotë se LDK-ja nuk ka ambicie që ta marrë këtë post. Ish-kryeministri Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Haradinaj, ka thënë me këtë rast  se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK-ja. Haradinaj,  vit më parë  kishte ka dhenë dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak se ishte ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ndërsa tani po me të njëjtin status, duke qenë ende në listë të Gjykatës së Hagës pranon të bëhet kryetar i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …