Shkembimi

Ivan Vojvoda: Mundësia e shkëmbimit të territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë

Mundësia e shkëmbimit të territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë. Ajo nuk është më pjesë e diskutimeve, megjithëse mund të ketë qenë më herët, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ivan Vojvoda, këshilltar shkencor në Institutin për Shkencat Humane,  në Vjenë. Vejvoda, që ka qenë edhe nënpresident për programet e Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, thotë se ai nuk beson se qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje në këtë moment, që do të përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Siç e dimë të gjithë, dialogu filloi në mars të vitit 2011. Ka pasur rënie dhe ngritje gjatë kësaj periudhe. Suksesi kryesor natyrisht se ka qenë marrëveshja e prillit e vitit 2013. Dhe, siç e dimë edhe NATO-ja e dha mbështetjen e saj…Të dyja palët tani duhet të zgjedhin nëse duan të bëhen sikur India dhe Pakistani, të cilat e kanë një situatë të pazgjidhur qe 70 vite. Mendoj se nëse do të ketë një qasje racionale, liderët e Prishtinës dhe Beogradit do të bënin gjithçka për të gjetur një zgjidhje dhe do t’ia vendosnin pikën kësaj çështjeje në mënyrë që rajoni përfundimisht të arrijë stabilitetin dhe paqen e plotë”, tha Ivan Vojvoda

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …