leoni

Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Shumica e të infektuarve të evidentuar me virusin korona janë shëruar

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike mësohet se shumica e të infektuarve të evidentuar me virusin korona janë shëruar. Deri më tani, në vendin tonë janë evidentuar 12 mijë e 337 persona prej të cilëve 8 mijë e 346 persona janë shëruar,  3 mijë e 534 persona janë aktiv dhe 457 kanë vdekur. Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se numri prej 3 mijë e 534 rasteve është i lart dhe paraqet rrezik të madh për përhapjen e virusit korona te personat tjerë të pa infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon dy ministra për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar dy ministra të Qeverisë Kurti për keqpërdorim të rreth …