leoni

Jens Stoltenberg

NATO-ja mohon pretendimet e Bjellorusisë për dërgimin e trupave në kufirin e këtij shteti

Pohimet e kryetarit  bjellorus, Aleksander Lukashenko se fuqitë e huaja po organizojnë dërgimin  e trupave në kufirin e vendit, janë të pabaza,  kanë deklaruar autoritetet e NATO.-s Lukashenko ka bërë të ditur se forcat e tij të armatosura janë në “gatishmëri të lartë” ndërkohë që protestat kundër tij po vazhdojnë në rrugët e qytetit Minsk. Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Lukashenko nga udhëheqja e shtetit pasi sipas tyre zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara e të vjedhura. Udhëheqësi, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, pretendon se blloku NATO po përpiqet të ndajë Bjellorusinë dhe të instalojë një president të ri në Minsk. Ai tha që trupat në Poloni dhe Lituani po përgatiteshin vetë dhe se ai po lëvizte forcat e tij të armatosura në kufirin perëndimor të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …