Rohde: Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në menaxhimin e pandemisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike

Rohde: Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në menaxhimin e pandemisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti të martën në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilin e uroi për detyrën e re, duke theksuar se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës. Duke e falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, kryeministri Hoti ritheksoi qëndrimin e palëkundshëm të Qeverisë së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti ripohoi qëndrimin e prerë të Republikës së Kosovës se është koha për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy vendeve, e cila në thelb duhet të përmbajë njohjen reciproke. Ndërsa, ambasadori gjerman Jörn Rohde, ndër të tjera, ka shprehur shpresën për një përparim të shpejtë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për menaxhimin e pandemisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …