Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes më të shtuar, për shkak të reshurave atmosferike të vazhdueshme

Hyn në fuqi ligji për pandeminë i votuar në Kuvendin e Kosovës, parashihen masa dhe gjoba për shkelësit

Është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë që është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në këtë ligj parashihet rregullimi i anës ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Në këtë ligj janë të saktësuara edhe gjobat me të cilat do të dënohen qytetarët në rast se veprojnë ndesh me ligjin. Me 500 euro gjobë do të dënohet personi që nuk e respekton vendimin për kufizim të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar. Në ligj thuhet tutje se drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro. Ai person që nuk e  respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …