leoni

MASHT akoma nuk ka treguar nëse më 14 shtator nis mësimi për të gjitha klasat e nivelit parauniversitar

Ministria e Arsimit po planifikon që një pjesë e mësimdhënësve të testohen për COVID-19

Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për 14 shtator, e gjatë kësaj periudhe po planifikohet që një pjesë e mësimdhënësve të testohen për COVID-19. Ky është vetëm një nga planet e ministrisë që po synon t’i përfundojë brenda dy javëve. Ndërkohë shkollat në kryeqytet po shprehen të gatshme për të filluar vitin shkollor edhe më 1 shtator. Nga Ministria e Arsimit kanë thënë që shtyrja e fillimit të vitit shkollor është bërë për shkaqe sigurie. Janë duke bërë përgatitjet e fundit në mënyrë që rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të zbatohen në tërësi. Megjithatë të njëjtit thonë se që vendimi i ministrisë është i duhuri, për shkak që duhet të ofrohet siguri më e madhe. E pikërisht kjo është arsyeja që nga Ministria e Arsimit po thonë që mësimi do të fillojë dy javë më vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …