Meliza Haradinaj-Stublla: Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit

Haradinaj-Stublla e uron homologun e ri nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, me rastin e emërimit të tij

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur urime të përzemërta për homologun e ri nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të jashtëm të këtij shteti. “Kënaqësia është edhe më e madhe, në këtë moment historik, kur një shqiptar emërohet për herë të parë Ministër i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla. Ndërsa ka shtuar se “kam besimin e madh se 3 Ministra të Jashtëm shqiptarë në rajon, do bëhemi forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, dhe zë i fuqishëm i të vërtetës së shqiptarëve ndër shekuj. Pres me padurim të fillojmë bashkëpunimin tonë dhe të avancojmë vizionin e përbashkët Euro-Atlantik. Urime!”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …