Në Ministrinë e Shëndetësisë diskutohet për hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Në Ministrinë e Shëndetësisë diskutohet për hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka diskutuar sot me zyrtarët kompetent të kësaj ministrie për kompletimin e kuadrit ligjor dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. “Me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë biseduam për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse. Jemi të përkushtuar dhe po angazhohemi që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor, të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …