Brickos

REAGIM NGA KOMUNA E JUNIKUT LIDHUR ME RAPORTIN E INSTITUTIT GAP

Komuna e Junikut përmes një reagimi lidhur me prezantimin e Raportit nga Instituti GAP për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 përmes platformës “Letërnjoftimi i Komunave” njofton qytetarët, mediat dhe institucionet tjera joqeveritare se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP nuk janë relevante dhe të konfirmuara nga komuna e Junikut, pasi që komuna e Junikut që nga viti 2014 ka ngrirë çdo lloj bashkëpunimi me Institutin GAP, si pasojë e tendencës nga ky Institut për të manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Rikujtojmë që ky Institut ka publikuar të dhëna jo të sakta për Komunën e Junikut, ku përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, shtrembërimit të fakteve dhe tendencës për mashtrimin e opinionit publik ka dëmtuar imazhin e Komunës së Junikut. Komuna e Junikut vazhdon të jetë e vendosur dhe të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi derisa Instituti GAP të kërkoj falje publike për publikimin e të dhënave të pa vërteta dhe të pa konfirmuara nga komuna e Junikut gjatë këtyre viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …