Specialja ka vazhduar edhe sot me dërgimin e ftesave për çlirimtarët e vendit, i ftuari i radhës është luftëtari i lirisë, Alush Agushi

Specialja ka vazhduar edhe sot me dërgimin e ftesave për çlirimtarët, i ftuari i radhës është gjenerali, Alush Agushi

Prokuroria e Specializuar e Hagës e ka ftuar edhe një ish-ushtar të UÇK-së për intervistim. I ftuari i radhës është Alush Agushi (Mala). Lajmin për ftesën e Speciales e ka dhënë vëllau i tij. “Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe Gjeneral Alush Agushi (Mala), vëlla ashtu si ti dhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfoni edhe përballë kësaj pa drejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bejë me kurfar krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës! Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti! Dalsh faqebardhë Gjeneral Mala, bashkë me shokë! Krenar me Ty!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …