Brickos

Marrëveshja në Uashington: Jo njohja e Kosovës nga Serbia, jo shkëmbim territoresh, por status-quo dhe fitore për Amerikën

Projektet ekonomike të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të marrëveshjes fillojnë së zbatuari brenda një viti

Projektet ekonomike të nënshkruara sot në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të marrëveshjes do të fillojnë së zbatuari brenda një viti. Këtë zotim për investimin që kap vlerën e 1 miliard eurosh e ka dhënë presidenti amerikan Donald Trump. Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se investimet do të bëhen në disa fusha. Ai ka përmendur projekte të mëdha infrastrukturore që përfshijnë autostradën Prishtinë-Merdare, që përfshinë hekurudhën Prishtinë-Merdarë, që përfshinë studimin e fizibilitetit për hekurudhën me detin Adriatik dhe mbështetje të madhe financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme Po ashtu, investimet në energjetikë përmes sjelljes të gazit në Prishtinë dhe ndërtimin e termocentralit me gaz dhe shpërndarjen e tij në Kosovë, janë pjesë e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …