Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për strukturat udhëheqëse të AKR-së

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për strukturat udhëheqëse të Aleancës Kosova e Re.Ajo ka thënë se zyrtarisht ende është pjesë e AKR-së, mirëpo, nuk do jetë pjesë e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti. “Është koha e definimit të saktë të subjektit politik. Përderisa vitin e kaluar kam shpall kandidaturën dhe pas një kohe ka pas një ndryshim në qasje ku kam qenë pjesë e sulmeve të ndryshme që s’duhet të ndodhin në parti politike. AKR-ja si subjekt politik ka një qasje dhe një program të mirëfilltë. Nëse kemi dështuar si parti kjo është për arsye të mosmenaxhimit të mirë”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo ka sqaruar  se nuk është larguar zyrtarisht, por  konstaton e  shumë  më e rëndësishme është detyra që e ka, se sa pozicioni në parti. Nuk e shoh veten në politikë, në periudhën afatgjate…”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kontrolloni gjithashtu

Luljeta Pula: Rugova u takua me Millosheviqin në kulmin e bombardimeve – gabim i pafalshëm

Veprimtarja Luljeta Pula ka bërë një rrëfim të rrallë për figurën e presidentit të ndjerë …