Sadik Halitjaha

Halitjaha: Lënia e përgjegjësisë Brukselit ka qëllim që Amerika t’i balancojë relacionet me Evropën në raportet e saja

Sadik Halitjaja ish zëvendës-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut për takimin në BE në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për rezultatin për njohje reciproke e vlerëson si balancim të lidhjeve amerikano-evropiane. Në këtë takim sipas tij të nxjerrën shumë vendime. “Lënia e përgjegjësisë Brukselit ka qëllim që Amerika t’i balancojë relacionet me Evropën në raportet e saja. Si dhe Evropa në raport me Kosovën dhe Serbinë. Shumë vendime do të vihen në pah me 7 shtator. Kosovës i ofrohen vizat dhe përafrohet procesi drejt Evropës, i caktohet një afat njohje nga 5 vendet evropiane për disa muaj. Serbisë i ofrohet hapja e negociatave për në Bashkimin Evropian, me kusht mos pengimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe OKB e organizata të ndryshme pas një viti. Serbinë nuk e detyrojnë ta njohë Kosovën dhe nuk mendojë që ka me njohur në kushte paqe edhe 20 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Halitjaha vlerëson se marrëveshja duhet të jetë detyrimisht e zbatueshme nga të dy vendet por që përshpejtohet anëtarësimi i Serbisë në BE ndërsa Kosovën nuk do ta pranojnë pesë shtetet e BE-së. Marrëveshja detyron palët të respektojnë kufijtë aktual Kosova i quan Shtetëror, Serbia administrativ?! Por, marrëveshjet duhet të gjejë zbatim dhe dy palët do të jenë obligative. Nuk besojë që përmbyllen me 7 shtator. Por, deri kah mesi i tetorit. Në nënshkrimin final do te jetë gjithsesi Amerika bashkë me Evropën. Mendojë dhe Presidenti i Kosovës për të nivelizuar nivelet e delegacioneve . NATO ka me i pranuar këtë vit si kandidate të dyja Kosovën dhe Serbinë! Vitin e ardhshëm anëtare. Evropa Serbinë shpejt e pranon anëtare. Ndërsa Kosova nuk pranohet edhe 5 vitet e ardhshme. Por. shumë gjëra ndryshojnë pozitivisht, Kosova fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar e kombëtar. Pavarësia është e pa kthyeshme. Kështu mendojë, ndërsa pretendimi dhe qëllimi imë është shumë ma i madhe se kaq! Shpresoj që në të ardhmen të kemi lidership të mirë dhe ta realizojmë aspiratën e plotë kombëtare”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …