Asociacioni i Komunave të Kosovës ka treguar arsyet pse kërkoi që kryetarët e komunave të mos takohen me Albin Kurtin

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi thotë se nuk do të ketë shkurtime buxhetore për komunat në vitin 2021

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se nuk do të ketë shkurtime buxhetore për komunat në vitin 2021. Ai bën të ditur se janë duke e pritur kryeministrin Avdullah Hoti të kthehet nga takimi i Brukselit që ta diskutojnë edhe një herë këtë çështje. I pari i komunave thekson se do të ketë një grant të veçantë për komunat që të shërbejë në zhvillimin ekonomik. Ibrahimi ka folur edhe për situatën e krijuar me pandeminë në komunat e Kosovës. Ai thotë se nga 10% deri në 30% ka rënie të numrit të infektuarve me koronavirus. Sa i përket rishqyrtimit të masave apo lehtësimit, ai ka thënë se njëherë është prioritet që bije numri i të infektuarve dhe pastaj brenda një kohe optimal të rishikohen edhe masat.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …