EULEX pretendon se nuk ka kërkuar asgjë dje në zyret e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument

EULEX pretendon se nuk ka kërkuar asgjë dje në zyret e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument

Misioni këshilldhënës ligjor i BE-së në Prishtinë, EULEX, ka mohuar se zyrtarë të saj kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së dje, pasi që aty u lanë 4 mijë dosje të dyshimta të Speciales. Me anë të një postimi në Twitter, misioni i EULEX-it ka thënë se nuk ka hyrë në objektin e OVL-së dhe nuk ka marrë dokumente. “EULEX nuk ka kërkuar dje në zyret e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument”, thuhet në njoftim. Ndryshe, mediat kanë raportuar dje se zyrtarë të huaj të EULEX-i  kanë “bastisur” zyret e OVL-së pasi që aty një person i panjohur paraprakisht kishte lënë disa dosje të dyshimtë, që pretendohej se janë të Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …