Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkon që masat rigoroze kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë edhe me tutje

Zemaj pritet të takohet sot me homologun e tij maqedonas për të diskutuar rreth menaxhimit të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pritet të takohet në Shkup me homologun Venko Filipçe për të shqyrtuar hapjen e kufijve pa kushte. “Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Sigurisht gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin. Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, ka theksuar Zemaj, para takimit. Ndërkohë sa i përket çështjes së kufijve, ai shtoi se kjo çështje do të zgjidhet konformë situatës epidemiologjike.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …