Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Mustafa: Kurti e ka ditur se në SHBA nuk do të këtë ‘thika në tavolinë’ por i ka munguar guximi për t’u ballafaqaquar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashignton, tha se ka qenë i bindur se atje nuk do të diskutohej për shkëmbime territoriale. Sipas tij, edhe ish-partneri i tij i koalicionit, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e kanë ditur se nuk do të ketë ‘thika në tavolinë’, por sipas tij, Kurtit i ka munguar guximi të ballafaqohet me këtë çështje. Ndryshe më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …