Haradinaj-Stublla: Serbia në vend se të avancoj të liritë dhe drejtat qytetare, po e vazhdon politikën shqiptaro-fobike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, i ka reaguar zyrtarisht Gjykatës së Vranjës, për padinë që ajo ka ngritur ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, pasi ai kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019. Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se ky veprim është puro politik dhe në kundërshtim me parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve etnike. Kryediplomatja ka shtuar se Serbia në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që ka një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, ajo po vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptaro-fobike. Sipas një komunikate të MPJD-së, Haradinaj ka thënë se shqiptarët e Kosovës Lindore duhet të gëzojnë të drejtat e tyre dhe se kjo sjellje nuk është rruga drejt çmimit Nobel.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …