Aleksandar Vucic

Kryeministri serb: Krenar që i mbrojtja dinjitetin Sheshelit

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, menjëherë pas vendimit skandaloz të Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat për krime lufte të Vojsllav Sheshelit, i ka dalë në mbrojtje ish-shefit të tij gjatë kohës sa ishte pjesë e Partisë Radikale. Siç përcjellin mediet, Vuçiq është shprehur se është krenar që Qeveria e tij ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, përfshirë edhe dinjitetin e Sheshelit. “Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të Sheshelit. Nuk kam asnjë antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Beograd. Gjykata për Krime Lufte në Hagë, dje ka shpallur të pafajshëm Sheshelin, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit që lidhet me luftërat në Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …