Hoti

Kryeministri Hoti thotë se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryeministri Hoti, ka deklaruar se SHBA-të dhe BE kanë bashkëpunim të plotë rreth dialogut me Serbinë. Ani pse dje kryetari Thaçi hapjen e temës së Asociacionit të Komunave Serbe e konsideroi të rrezikshme, kryeministri Hoti është shprehur sot i sigurt se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një asociacion me kompetenca ekzekutive. Kreu i qeverisë në një diskutim që është duke e bërë me shoqërinë civile tha se me Serbinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje kreative, por vetëm njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. Sipas tij, qasja serioze e tij dhe e qeverisë që ai drejton në lidhje me dialogun me Serbinë, ku qëllimi i vetëm dhe kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare, pra njohja reciproke, ka bërë që të ketë një përfshirje më aktive të SHBA-ve në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …