Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike përmbajtësore me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney. Kryediplomatja Haradinaj Stublla, pasi shprehu mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë, e njoftoi ministrin Coveney për Marrëveshjen e Uashingtonit, dhe kërkoi që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
