leoni

Shënon rënie numri i të infektuarëve aktiv në komunën e Vitisë

Aktualisht në komunën e Vitisë, situata epidemiologjike është stabile, sa i përket numrit të të infektuarëve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur dy raste të reja, ndërsa janë 5 të shëruar, që në total janë 322 të shëruar. Kurse, për momentin janë 40 raste aktive, u tha në mbledhjen e sotme të rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti. Është pozitive rënia e numrit aktiv të infektuarëve me Covid 19, gjë që jep sinjale të mira për përmirësim të mëtutjeshëm të gjendjes, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti. Nga policia e Kosovës u raportua se gjedja ka qenë nën kontroll dhe zbatueshmëria e ligjit anti covid nga ana e qytetarëve është e kënaqshme.

Kontrolloni gjithashtu

Prodhuesit e verës janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve në nivel vendi

Sipërmarrësit rahovecas, posaçërisht prodhuesit e verës, janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve …