Ushtria e Kosovës është e gatshme për operacionet ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake jashtë vendit

Ushtria e Kosovës është e gatshme për operacionet ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake jashtë vendit

Ushtria e Kosovës jo veç mbrojtjen e territorit brenda por shpejtë mund të filloj edhe operacionet jashtë kufijve. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në mbledhjen e Qeverisë tha që FSK është e gatshme të bashkëpunoj e të marrë pjesë në operacione ushtarake. Këtë deklaratë Quni e tha derisa propozoi të votohet koncept-dokumenti për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. “Politika e hartuar hap rrugë për krijimin e bazës ligjore në përcaktimin e përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve në rast të dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe proceduat e dërgimit në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake, mënyrën e tërheqjes, zëvendësimin dhe mënyrën e financimit”, njoftoi Quni gjatë fjalës së tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …