Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së arrin t'i shpëtoj katër qytetarë që kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës

Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së i shpëton 4 qytetarë që kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës

Është realizuar me sukses një operacion i kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës. Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka arritur që herët në mëngjes t’i shpëtojë katër qytetarë, të cilët kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës. Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të shoqatës alpiniste “Gjeravica”. Njëri prej tyre ishte i lënduar, ndërsa iu ofrua edhe trajtim mjekësor. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se operacioni, në kushte nate dhe në terren të vështirë, u zhvillua duke filluar mbrëmë prej orës 23:00, e duke përfunduar suksesshëm sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …