Pas kërkesës së mbi 30 bujqve të komunës së Rahovecit kufizohet një pjesë e lumit Duhllo në Zonën Kadastrale Bërnjak

Pas kërkesës së mbi 30 bujqve të komunës së Rahovecit për kufizimin e një pjese të lumit Duhllo në Zonën Kadastrale Bërnjak, gjeodetët kanë dalë në terren dhe e kanë kufizuar, ku edhe është konstatuar se ekziston hapësirë e mjaftueshme për ndërtimin e murit mbrojtës afër lumit, i cili do t’i shërbej bujqve për rrugë dhe qasje në pronat e tyre ku janë mbi 50 hektarë tokë e punueshme. Drejtoria e bujqësisë në komunën e Rahovecit kërkesën e bujqve tashmë e ka bërë realitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …