Kryeministri Hoti: Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do ta integrojë rajonin

Kryeministri Hoti: Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do ta integrojë rajonin

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për vizitën e delegacionit të lartë amerikanë në Kosovë. “Bashkë me anëtarë të kabinetit, kemi pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili përbëhej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA”, ka shkruar Hoti. “Kjo marrëveshje që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune, do ta shndërrojë Kosovën dhe regjionin në regjion më të integruar në aspektin e infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …