Adam Boehler: Ne kemi ardhur që të ju tregojmë se sa jemi serioz, 100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë

Adam Boehler: Ne kemi ardhur që të ju tregojmë se sa jemi serioz, 100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, në konferencën për media, ku ishte i pranishëm i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe kryeministri Avdullah Hoti, ka theksuar se  do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë. “100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë se sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, ka deklaruar Boehler. Edhe Grenell ka thënë se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …