Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e merr rolin e kryesueses së Këshillit për Zhvillim që Qëndrueshëm

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e merr rolin e kryesueses së Këshillit për Zhvillim që Qëndrueshëm

Në Kuvendin e Kosovës është rithemeluar Këshilli për Zhvillim që Qëndrueshëm, kjo është bërë në bashkëpunim në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e pamundur që vendi t’i tejkalojë problemet pa bashkëpunim. Osmani tutje ka thënë se përmes rithemelimit të Këshillit të SDG në Kuvendin e Kosovës po bëhen më të zëshëm në zbatimin e objektivave që janë të rëndësishme për të tashmen e sigurt por edhe për të ardhmen. Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka marrë rolin e kryesueses së Këshillit të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit. Ajo ka thënë se objektivat e këtij këshilli do i çojë përpara. “Jam e gëzuar që jemi së bashku këtu për të dhënë një mesazh për një botë më të sigurt dhe një jetë më të shendetshëme. Kuvendi ka marrë përsipër objektivat në vitin 2018 por për shkak të problemeve në skenën politike jemi këtu ku jemi. Zhdukja e varfërisë, barazia gjinore dhe mirëqenia, do të jenë sfidë e vazhdueshme e shteteve të botës e sidomos për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …