Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi 2 viktima dhe 108 raste të tjera me virusin korona me 5.105 raste dhe 150 vdekje

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri, kanë vdekur tre të infektuar me virusin korona dhe janë shënuar edhe 132 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar së në 24 orët e fundit tre pacientë me Covid-19 kanë vdekur, ndërkohë që janë shënuar edhe 132 raste të reja të infektimit. Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime te të dyshimtit për virus. “Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, është thënë në njoftimin për medie të MSh-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …