Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Avokati mbrojtës i Gucatit, Xhonathan Rees, ka kërkuar lirim me kusht dhe ka thënë se është parashtruar kjo kërkesë me shkrim. “Keni kërkuar parashtrimet me shkrim, ne duam të marrim përgjigjen nga ju dhe të kemi lirimin me kusht. Arsyet që janë në parashtrimin tonë janë të arsyeshme. Duke marrë parasysh për çfarë akuzohet z. Gucati, natyrën dhe veprat të cilat mund të bien në fushën e veprimit të kësaj gjykate. Kemi propozuar paketë të plotë kushtesh që i përmbushin shqetësimet e prokurorisë”, ka thënë avokati Rees.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …