Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se janë duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Derisa ka theksuar se ky është zotim i dy shteteve. Haradinaj-Stublla, këtë e bëri të ditur gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me Federaten Pan-Shqiptare “Vatra”, për çka tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave mbarë kombëtare. Ndërsa, kryetari i Shoqatës “VATRA” Elmi Berisha, tha se kjo marrëveshje shërben për bashkërendim të aktiviteteve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
