Schieb: Gjermania e inkurajon Kosovën dhe Serbinë që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, që të jenë konstruktive

Schieb: Gjermania e inkurajon Kosovën dhe Serbinë që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, të jenë konstruktive

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më kryesore në agjendën politike të Gjermanisë. Schieb ka thënë se tashmë dialogun është duke e ndërmjetësuar Bashkimi Evropian dhe se Gjermania mbështet fuqishëm punën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak dhe se për një gjë të tillë do ta shfrytëzojnë edhe presidencën gjermane. I pyetur se në çfarë aspekti do ta shfrytëzojnë presidencën, Schieb ka shpjeguar se “Gjermania inkurajon të dy palët që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, që të jenë konstruktive në dialog”. Ambasadori gjerman ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, meqë i gjithë zhvillimi i rajonit varet nga një çështje e tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …